Lajme dhe Ngjarje

Protesta e mantelbardhëve, Blerim Syla paralajmëron grevë nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre (VIDEO)

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës sot duke filluar nga ora 10:00 do të mbajë protestë para ndërtesës së Qeverisë.

Kryetari i kësaj federate, Blerim Syla në “Sytë Shtatë” në Klan Kosova ka folur për arsyet e kësaj proteste.

Ai tha se kërkesa e FSSHK-së është rregullimi i gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësor përmes Ligjit të Pagave, njofton Klankosova.tv.

“Njerëzit shpesh po mendojmë se ne po kërkojmë vetëm para, por ne thjeshtë po kërkojmë atë që ka proklamuar qeveria. Kanë proklamuar një barazi sociale, e ka rastin”, u shpreh Syla.

Ai paralajmëroi se do të futen në grevë nëse nuk u plotësohet kërkesa e tyre.

“Sot do të mbahet protesta e dytë dhe nëse brenda javës nuk reflektojnë, një javë është e mjaftueshme. Nëse kjo nuk ndodh atëherë kërkesat janë që të futemi në grevë”, tha ai.

Syla tregoi se paraprakisht do të kenë disa konsultime.

“Unë si kryetar dhe kryesia do ta pyesim secilin punëtor në QKUK, në mjekësinë primare dhe atë sekondare se di do t’ia bëjmë”, u shpreh Syla.

Ai shtoi se nëse fillon kjo grevë, atëherë nuk do të ndërpritet.

“Mua më vjen keq për popullin. Por, nëse do të futemi në një grevë e cila nuk do të ndërpritet, nuk e kemi më luksin që të ndërpritet. Ju po e shihni jeta sa është vështirësu, nëse ky inflacion e ka përfshi jo vetëm punëtorin shëndetësor, por gjithë Kosovën, paratë në qarkullim nuk janë, andaj le të mendoi qeveria  se si ta zgjidhë problemin”, u shpreh Syla.

Tutje, Kryetari i FSSHK-së u shpreh se ka frikë se do të futen në një rrugë të pafund.

0
Creative Theme