Lajme dhe Ngjarje

Njoftim për kandidim për pozitën e Kryetarit/es, Nënkryetarëve/eve dhe Kryetarit/es të Këshillit Drejtues të FSSHK-së

Posted by:

Të nderuar anëtarë e FSSHK-së,

Pas përfundimit të procesit zgjedhor të shpallur nga data 02.09.2021, zgjedhjes së Kryetarëve/eve dhe Kryesive të Shoqatave Sindikale të FSSHK-së dhe Përfaqësuesve Regjional të FSSHK-së, në përputhje me dispozitat e STATUTIT të FSSHK-së duke respektuar afatet e përcaktuara nga Vendimi i Këshillit Drejtues me nr. të protokollit 10/22 i datës 11.01.2022 për procedurën e kandidimit dhe zgjedhjes së organeve të FSSHK-së,Komisioni për verifikim të kandidaturave i përzgjedhur nga Këshilli Drejtues  bën shpalljen e afatit për aplikim duke filluar nga data 21 Mars 2022 deri më 04 Prill 2022 në ora 12:00h.

Në përputhje me dispozitat e STATUTIT të FSSHK-së, çdo Sindikalist i cili shpreh interesim për të kandiduar për pozitën e Kryetarit/es të FSSHK-së , Nënkryetarëve/eve të FSSHK-së dhe Kryetarit/es të Këshillit Drejtues  FSSHK-së duhet ti plotësoj kriteret për përzgjedhjen e këtyre pozitave të cilat janë miratuar nga Këshilli Drejtues i FSSHK-së me Vendim nr.të protokollit 61/21 të datës 02.09.2021 për të cilat mund të informoheni pranë Komisionit për Verifikim të kandidaturave në selinë e Zyrës Qendrore të FSSHK-së.

Ftohen të gjithë kandidatët për pozitat e lartëcekura që nga data 21 Mars 2022 të tërheqin kërkesat dhe plotësojnë formularët për kandidim pranë Zyrës Qendrore të FSSHK-së nga ora 08:30 deri në ora 15:30 çdo ditë pune si dhe përmes email: info@fsshk.eu ose kontaktit 048/588-902 dhe 038/726-246.

 

Shpallja e kandidaturave për Kryetar/e, Nënkryetarëve/eve dhe Kryetar/e të Këshillit Drejtues bëhet me datën 04 Prill 2022 në ora 15:00.

Njoftim për kandidim për pozitën e Kryetari 21.03.2022

0
Creative Theme