Lajme dhe Ngjarje

Kryetari i FSSHK-së Dr. Blerim Syla merr pjesë në Kongresin e 30-të PSI-së në Gjenevë të Zvicrës

Posted by:

Nga data 29 Tetor në Qendrën Internacionale të Konferencave në Gjenevë ka filluar punimet e saj Kongresi i 30-të i PSI-së(Public Service Union), në të cilin po marrin pjesë 500 delegatë të  cilët përfaqësojnë 22 milion anëtarë të 160 shteteve nga gjithë bota.

FSSHK në këtë Kongres përfaqësohet nga Kryetari i saj Dr. Blerim Syla, ku nga Gjeneva pasi ka përshëndetur punimet e Kongresit citon: FSSHK  përfaqësohet  si anëtare fuqiplote me të drejtë vote, kjo është një ditë historike për punëtorët shëndetësor por edhe për Republikën e Kosovës, të përfaqësuar pa fusnotë dhe pa paragjykime, të barabartë dhe dinjitetshëm, ashtu siç edhe është roli i Sindikatës.

Kongresi do te vazhdojë me punimet e saj, në zgjedhjen e strukturave udhëheqëse dhe Komiteteve të Përhershme.

Punimet e Kongresit përfundojnë me 03 Nëntor 2017.

 

0
Creative Theme