Lajme dhe Ngjarje

Konferencë përmbyllëse Trupat regjional mbi dialogun social” projketi në Regjionet Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë dhe Prizren

Posted by:

Të Enjten Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës mbajti Konferencën përmbyllëse të Projektit “Trupat regjional mbi dialogun social në Regjionet Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë dhe Prizren”. Qëllimi i kësaj Konference ishte përmbyllja e aktiviteteve të projektit, diskutimi mbi mbarëvajtjen e saj si dhe nxjerrja e rekomandimeve nga ana e Trupave regjional për dialog social të formuara në të gjitha Regjionet e Kosovës përgjatë viteve 2018-2019.

Mbi 80 pjesëmarrës nga menaxhmentet e institucioneve shëndetësore të kujdesit parësor shëndetësor, Drejtorive për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale si dhe përfaqësues të strukturave sindikale diskutuan për gjendjen në shëndetësinë primar, problemet me të cilat ballafaqohen si punëdhënës dhe përvojat e tyre në zbatim të Kontratës Kolektive Sektoriale të Shëndetësisë.

Nga rekomandimet e nxjerra gjatë kësaj Konference ishin: “Forcimi i dialogut social në nivel lokal dhe zgjerimi i saj në sektor të tjerë, pjesëmarrja aktive në ligjet dhe aktet nënligjore që kanë fokus mjekësinë primare si dhe migrimi i punëtorëve shëndetësor”, tema këto të cilat trupat regjional do ti trajtojnë gjatë vitit 2020.

Projekt ky i mbështetur nga Olof Palme International Center me seli në Suedi dhe është zhvilluar në bashkëpunim me OJQ PEN dhe QPA.

0
Creative Theme