Lajme dhe Ngjarje

Komunikatë për shtyp

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës i bashkohet  Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës

27 maj 2022

Sot, e premte, më 27 maj 2022, Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Kosovës, z. Atdhe Hykolli, priti në takim përfaqësuesit e Federatës së Sindikatave së Shëndetësisë të Kosovës, Kryetarin e Këshillit Drejtues të FSSHK-së, Dr. Naim Sahitin dhe Nënkryetarin e FSSHK-së, Mr. Sc. Blerim Delijajn.

Qëllimi i takimit ishte bashkimi i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës me Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Në takim u pajtuan plotësisht që nga sot Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës të jetë pjesë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës tash ka në gjirin e saj edhe një Federatë të rëndësishme Sindikale e cila do të jetë krah i fuqishëm dhe zë i arsyeshëm për adresimin e kërkesave drejt realizimit të të drejtave të punësuarve në Republikën e Kosovës.

Zyra e Kryetarit të BSPK-së

 

0
Creative Theme