Lajme dhe Ngjarje

Komunikatë për media

Posted by:

Sot në ambientet e Zyrës Qendrore të FSSHK-së Kryetarja znj. Tevide Imeri së bashku me Nënkryetarin Mr. Blerim Delija dhe Përfaqësuesin e Regjionit Sindikal Z. Sherif Makolli pritën në takim Kryetarin e BSPK-së  Prof.Dr.Atdhe Hykolli dhe Kryetarin e Këshillit Drejtues të BSPK-së Z. Ali Gashi.

Qëllimi i këtij takimi ishte urimi për përzgjedhjen e re të udhëheqësisë sindikale për mandatin e ri 5 vjeçar si dhe ofrimin e bashkëpunimit dhe përkrahjes për Kryetaren dhe strukturat udhëheqëse të FSSHK-së.

Gjatë takimit palët u dakorduan që sa më parë që është e mundur FSSHK të bashkohet me BSPK-në ku njëherit procedurat për bashkim në Konfederatë do të fillojnë nga sot.

Interesi i të dyja palëve është që së bashku të adresohen qështjet kruciale të  fuqisë punëtorë në përgjithësi dhe të punëtorëve shëndetësor në veçanti.

 

Me respekt,

FSSHK

0
Creative Theme