Lajme dhe Ngjarje

Komunikatë për media

Posted by:

I nderuari Kryeministër i Republikës së Kosovës z. Hoti, Vendimi i Juaj i datë 29.07.2020 me nr.protokolit 05/20  ka krijuar pakënaqësi dhe revoltë të madhe te punonjësit në shëndetësi dhe si pasojë e këtij vendimi janë krijuar parregullësi të mëdha në listat e përpiluara nga zyrtarët kompetent, ku rreth 8000 punëtorë në shëndetësi ende nuk i kanë marrë shtesat e parapara, prandaj kërkojm nga Ju edhe njëherë që ta nxjerrni një vendim shtesë me të cilin do të përfshihen të gjithë të punësuarit të cilit gjenden në listën e pagave në Ministri të Shëndetësisë.

Kjo njëherit nuk do t’i diskriminonte punëtorët shëndetësor dhe stafin përcjellës, por do ti trajtonte në mënyrë të barabartë të gjithë.

Po ju rikujtojmë se neve ju kemi tërhequr vërejtjen disa herë që kjo mund të shkaktoj pakënaqësi të madhe andaj ju lutem, merrni seriozisht kërkesatë e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

 

Me respekt,

FSSHK

0
Creative Theme