Lajme dhe Ngjarje

Komunikatë për media

Posted by:

Sot me datë 04 Dhjetor 2019, me insistimin dhe kërkesën e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës  është mbajtur takimi me Bordin Drejtues të SHSKUK-së dhe Odën e Mjekëve të Kosovës dhe të gjithë Drejtorët e Klinikave të QKUK-së dhe Spitaleve Regjionale ku temë e vetme ka qenë fillimi i implementimit të Ligjit të Pagave.

Në këtë takim Kryetari i FSSHK-së Dr.Blerim Syla ka elaboruar punën e Federatës në lidhje me Ligjin e Pagave dhe tendencat që ky Ligj të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese nga ana e Avokatit të Popullit , Kryetari i FSSHK-së Dr.Blerim Syla ka kërkuar unitet të plotë në rast të reagimit sindikal nëse me datën 24 Dhjetor nuk merren pagat me këtë Ligj.

Në fund është arritur konkluzion i përbashkët që do të përkrahet çdo veprim sindikal dhe do të koordinohen punët me të gjitha Institucionet menaxheriale në Shëndetësi.

0
Creative Theme