Lajme dhe Ngjarje

Komunikatë për media  

Posted by:

 

Bazuar në Ligjin nr. 04/L-131 për skemat pensionale të financuara nga shteti I miratuar në Maj të vitit 2014 në përmbajtje të saj respektivisht neni 8 i këtij Ligji ka paraparë kushtet dhe kriteret për njohjen e të drejtës në pension kontribut pagues të moshës, paragrafi 6 i po këtij neni  taksativisht  njeh  të drejtën në stazh të punës për pension kontribut dhënës nga vitet 1989-1999 për  të gjithë punëtorët e arsimit, të shëndetësisë dhe të tjerëve që kanë punuar në sistemin e Republikës së Kosovës.

Kërkojmë nga ana e institucioneve vendore që para se të merret vendimi për pagesën e pensionit kontribut dhënës për punëtorët e arsimit të shqyrtoni  me seriozitet këtë çështje meqë kemi raste kur mjekë tanë me tituj shkencor, pra profesorë e akademik për shkak të mos njohjes së stazhit për disa muaj apo edhe disa ditë të mbetën me 75 euro pension.

Çdo ndarje apo favorizim I një kategorie të punësuarve nënkupton shkelje të drejtave të palëve të tjera në këtë rast shkelën të drejtat e punëtorëve shëndetësor të cilët gjithashtu si punëtorët e arsimit kanë dhënë kontributin e tyre të palodhshëm përgjatë viteve të okupimit.

FSSHK  apelon tek të gjitha instancat shtetërore që nëse nuk përfillen kërkesat, respektivisht, nuk përfshihen në këtë kategori edhe punëtorët shëndetësor në fitimin e të drejtës ligjore për njohje të stazhit dhe pagesës së pensionit, ne  do ti mobilizojë të gjitha strukturat tona sindikale, anëtarët, jo anëtarët, punëtorët shëndetësor të pensionuar me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve sindikale.

 

FSSHK

0
Creative Theme