KUVENDI I III-të ZGJEDHOR I KOMITETIT  TË GRUAS  SË FSSHK-së

Me datë 30.09.2016  u mbajt Kuvendi I III-të Zgjedhor I Komitetit të Gruas së FSSHK-së.Në këtë kuvend ishin të ftuara të gjitha anëtaret e zgjedhura në nivel të Sindikatave të përfaqësuara në FSSHK-së.

Fjalën përshëndetëse e mori fillimisht Kryetari I FSSHK-së Dr. Blerim Syla I cili e përshëndeti Kuvendin Zgjedhor të Gruas Sindikaliste,duke I falenduar për pjesëmarrje dhe shprehjen e interesimit për udhëheqjen e këtij Komiteti .

Kryetari gjithashtu theksoi se respektimi I kuotës gjinore është obligim ligjor por edhe sindikalist duke qenë se pjesën dërmuese të anëtarësisë së FSSHK-së e përbëjnë femrat.

Pas fjalëve përshëndetëse të Kryetarit të FSSHK-së Dr. Blerim Syla,Kuvendi Zgjedhor filloi me punimet e saj ku fillimisht zgjodhi Kryesinë e Punës në përbërje prej 3 anëtarëve si dhe Komisonin Verifikues gjithashtu prej 3 anëtarëve.

Procesin zgjedhor që nga fillimi në pajtim me Rregulloren e punës së këtij Komiteti e ka monitoruar Komisoni Qëndror Zgjedhor I Federatës.

Anëtaret e Kuvendit të III-të Zgjedhor të këtij Komiteti miratuan Rregulloren e

punës së Komitetit I cili rregullon mbarëvajtjen e punës së këtij organi.

Pas miratimit të Rregullores Kuvendi Zgjedhor I Komitetit të Gruas procedoi me paraqitjen e kanditaturave për Kryetare të Komitetit të Gruas,në proces të votimit morën pjesë dy candidate të cilat fillimisht para anëtareve të Kuvendit paraqiten programin e punës për mandatin 5 vjeçar.

Pas procesit të votimit I cili ishte I fshehtë dhe numrimin e votave Kryetare e Komitetit të Gruas u zgjodh:

      Nita Lama Begolli-Kryetare e Komitetit të Gruas

Pas votimit për Kryetare të Komitetit të Gruas,Kuvendi vazhdoi punën me propozimin e kandidatëve për Kryesi të Komitetit të Gruas.

Anëtarë të Kryesisë së Komitetit në bazë të votave të marra nga anëtaret e Kuvendit Zgjedhor u zgjodhën:

Zijavere Spahiu-Nënkryetare

Kaltrina Krasniqi-Nënkryetare

Nafije Mahmuti-Anëtare e Kryesisë

Bukurije Tahiri-Anëtare e Kryesisë