Lajme dhe Ngjarje

Intervista e Kryetarit të FSSHK-së dr.Blerim Syla të dhëne Klan Kosova ne emisionin e Lajmeve të orës 23:50

Posted by:

me titull Syla: Nuk kërkuam shtesë, por rritje të pagave për punëtorët shëndetësorë

Kryetar i Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka folur rreth gjendjes së punëtorëve shëndetësorë në vendin tonë, respektivisht pagës së tyre dhe shtesave rreth 300 euro që ka ndarë qeveria pas pandemisë COVID-19.

“Situata për fat të keq nuk është e mirë. E kemi kaluar numrin 1000 të të infektuarve të punëtorëve shëndetësorë. Është një stërlodhje e mundim dhe situata është duke u përkeqësuar në mesin e punëtorëve shëndetësorë”.

“Ne kemi kërkuar shtesën mbi pagë, e cila do të kishte me vazhdu deri në aprovimin e ligjit të ri të pagave, sepse siç e dini, profesionistët shëndetësorë janë nënçmuar duke u kthyer prapa ai ligj”.

“Federata në parim nuk ka qenë për këtë shtesë, por këmbëngulë që të bëhet rritja e pagave për të gjithë profesionistët shëndetësorë në Kosovë. Sot nuk ka punëtor shëndetësor që nuk ka kontakt me COVID-19. Të gjithë janë në vijën e parë të frontit dhe të rrezikuar me infeksionin”.

“Ne ashtu kështu kemi qenë të shkelur edhe më përpara. Kemi pas planifikime edhe për protesta, por tani ra pandemia. Pra, të ulemi së bashku dhe ta zgjidhim këtë problem dhe qeveria të vazhdojë me ligjin e ri të pagave”.

“Tani për tani e kemi të ndaluar edhe për të marrë pushim. Të shohim se si do të shkojnë punët, po e shihni që brenda ditës po shtohet numri i të infektuarve, dhe nëse nuk përmirësohet situata, kam frikë se punëtorët shëndetësorë nuk do të shkojnë në pushim, ose do të shkojnë shumë pak”, u shpreh Syla.

Posted by Klan Kosova on Monday, August 10, 2020

0
Creative Theme