Lajme dhe Ngjarje

Ftesë publike për Qeverinë e Republikës së Kosovës

Posted by:

Të nderuar/a,

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës me qëllim të ruajtjes së paqes sociale dhe bashkëpunimit të ndërsjell si dhe evitimin e masave sindikale fton publikisht Qeverinë e Republikës së Kosovës që vlera e koeficientit  e paraparë të përcaktohet me Ligjin për ndarjet buxhetore të mos jetë më e ulët se 50% e vlerës së pagës minimale të propozuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës (264 euro bruto) përmes Projektligjit për pagën minimale i cili ka kaluar në leximin e parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ne jemi duke përcjellur me vëmendje të plotë çdo vendim i cili pritët të mirret nga Qeveria lidhur me vlerën e koeficientit.

Duke respektuar punën dhe kujdesin ndaj pacientëve në vazhdimësi jemi përpjekur që ti shmangim reagimet sindikale qoft përmes Protestës apo Grevës, andaj duke pasur prioritet dialogun social ju bëjmë thirrje që kërkesa jonë të aprovohet në mënyrë që të evitohen veprimet e mundshme sindikale me thekës të veçantë në sektorin e shëndetësisë.

 

Me respekt,

FSSHK

 

0
Creative Theme