Lajme dhe Ngjarje

Delegacioni i FSSHK takohet me Asociacionin e Mjekëve Familjarë te Kosovës

Posted by:

 

Sot u zhvillua takimi mes delegacionit te FSSHK-së dhe përfaqësuesve te Asociacionit te Mjekëve Familjarë.

Delegacioni i FSSHK ne përbërje te Dr. Blerim Syla-Kryetar, Dr. Islam Krasiniqi dhe Dr. Naim Sahiti anëtarë te Kryesisë dhe ai i Asociacionit te Mjekeve Familjar ne përbërje te Dr. Zejdush Tahiri-Kryetar dhe Dr. Valdet Hashani-Sekretar pas shkëmbimit te informatave rreth gjendjes aktuale ne Mjekësin Primare ku u pajtuan qe gjendja është e vështirë ku kemi mangut rreth 400 mjekë specialist. FSSHK u zotua qe koeficienti për mjekët specialist do jetë i njëjtë. Ne ketë kontekst ne mendojmë te kontribuojmë ne stimulimin e mjekëve familjarë si dhe inkurajimin e mjekëve te rijnë qe te inkuadrohen ne ketë sistem.

Pra përfundimisht brenga e Asociacionit te Mjekëve Familjarë sa i përket çështjes se koeficienteve nuk duhet te ekzistojë sepse ne do jemi zëri i tyre.

 

0
Creative Theme