Lajme dhe Ngjarje

Delegacioni i FSSHK-së zhvillon takim me Ministrin e Shëndetësisë

Posted by:

Me datë 21 Dhjetor 2017 Kryetari i FSSHK-së dr. Blerim Syla , Nënkryetari i FSSHK-së  dr. Xhemail Selmani dhe Përfaqësuesi i QKUK-së Dr. Islam Krasniqi kanë zhvilluar takim me Ministrin e Shëndetësisë Zt. Uran Ismaili  ku është diskutuar  në lidhje me 100 ditët e punës të Ministrisë së Shëndetësisë  dhe qëndrimin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës  konform kërkesave të cilat janë:

  1. Ligji i Pagave,
  2. Të shtyhet procesi i Ri licencimit të gjithë punëtorëve shëndetësor,
  3. Rritja e pagave të punëtorëve shëndetësor të jetë konform Marrëveshjes të nënshkruar me Koalicionin PAN ,
  4. Rrezikshmërinë në vendin e punës,  si dhe tema të tjera,

Për shkak të tema të ngjeshura  të cilat u trajtuan në takim dhe rëndësisë së veçantë për diskutimin e tyre veç e veç palët u dakorduan  që të vazhdohet  takimi  me datë 26 Dhjetor 2017.

 

0
Creative Theme