Lajme

FSSHK-ë për herë të parë për anëtarësinë e saj ka organizuar trajnim me pikë akredituese

Posted by:

Me 25 Shtator- Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës për herë të parë ka organizuar trajnim për anëtarësinë nga Komiteti i Gruas dhe Rinor me pikë akredituese.

Me qëllim të ngritjes së kapaciteteve sindikale por edhe të atyre profesionale të dy këto Komitetet kanë vendosur që të fillojnë me trajnime të cilat synojnë që të ngritin nivelin e njohurive profesionale dhe sindikale të strukturave të këtyre organizmave. Natyrisht që këto trajnime të akredituara nga OIK-u gjithashtu do të ju shërbejnë ...

Continue Reading →
0

Kryesindikalisti Syla thotë se SHSKUK i mashtroi për zbatimin e Kontratës Kolektive

Posted by:

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë Dr. Blerim Syla, ka deklaruar se janë mashtruar nga drejtoria e SHSKUK-së sa i përket zbatimit të Kontratës Kolektive Sektoriale. Ai hedh disa akuza në drejtim të drejtorit Dr. Basri Sejdiu, ndërsa thotë se do të kërkojë përgjegjësi ligjore. Në anën tjetër nga SHSKUK thonë se kanë krijuar komisionet për realizimin e benificioneve që dalin nga KKS

Në qershor të vitit të kaluar është nënshkruar Kontrata Kolektive Sektoriale ndërmjet ministrit të Shëndetësisë Uran Ismaili ...

Continue Reading →
0

Kur intervenimi i shpejt të ofron rastin e dytë në jetë

Posted by:

Gramos M., 20 vjeçar në një ditë të qetë nëntori duke ecur përgjatë rrugës  në lagjen e tij  papritmas humb vetëdijen dhe mbetet  i shtrirë në rrugë. Falë gatishmërisë së kalimtarëve të rastit për të thirrur ndihmën e shpejtë, ekipi i ndihmës së shpejtë mbërrin për 6 minuta,  tek vendi ku i riu qëndronte i shtrirë pa vetëdije.

Ndërhyrja e shpejtë  për re-animimin e tij dhe dërgimi i tij në QKUK për një kohë shumë të shkurtër, bëjnë që Gramosi të ...

Continue Reading →
0

Kosovës i nevojiten edhe pesëmijë punëtorë shëndetësorë për të pasur shëndetësi të mirëfilltë

Posted by:

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla në emisionin “Përballje ditore”, me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka thënë së Kosovës i nevojiten edhe 5000 punëtore shëndetësorë, transmeton Telegrafi. Syla theksoi se numri i mjekëve për kokë banori në Kosovë, është shumë i vogël.

Siç tha ai të gjithë punën në sektorin e shëndetësisë e kryejnë 14.700 punëtorë shëndetësorë, i cili numër sipas tij, nuk është i mjaftueshëm.

“I kemi mangët 5000 punëtor shëndetësorë. Numri për kokë të banorëve për mjek në Kosovë është ...

Continue Reading →
0

Syla: Puna e mjekëve dhe infermierëve nuk po vlerësohet nga shteti, ata po ikin në Gjermani por nuk po u del ashtu si po mendojnë

Posted by:

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, në emisionin “Përballje ditore” në Telegrafi.com, me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur për ligjin e pagave, mos vlerësimin e mjekëve nga shteti si dhe ikjet e punëtorëve shëndetësorë jashtë vendit.

Syla tha se puna e mjekëve nuk vlerësohet nga shteti, as në aspektin moral dhe as ekonomik. Ai tha se punëtoret shëndetësorë çdo përballen me ofendim, kërcënime e me sulme.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë po ashtu shpjegoi se ikjet e punëtorëve shëndetësore ...

Continue Reading →
0

Takim me Kryetarin e Komunës së Skenderajt

Posted by:

Me datë 28 Maj 2019 Kryetar i FSSHK-së Dr.Blerim Syla dhe stafi mbështetës realizuan takim me Kryetarin e Komunës së Skenderajt Zt.Bekim Jashari, Drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Social Dr.Osman Veliu dhe Drejtorin e QKMF-së Dr.Fazli Kadriu. Në kuadër të projektit “Trupat Regjionale për dialog social” të mbështetur nga Olof Palme International Center me seli në Suedi në bashkëpunim me OJQ PEN dhe QPA të implementuar nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

Continue Reading →

0

Takim me Kryetarin e Komunes se Vushtrrisë

Posted by:

Me datë 03 Maj 2019 Kryetar i FSSHK-së Dr.Blerim Syla dhe stafi mbështetës realizuan takim me Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë Zt.Xhafer Tahiri dhe Shefin e kabinetit Zt.Amir Haradinaj.Në kuadër të projektit “Trupat Regjionale për dialog social” të mbështetur nga Olof Palme International Center me seli në Suedi në bashkëpunim me OJQ PEN dhe QPA të implementuar nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.
Qëllimi i këtij takimi ishte që Kryetari i Komunës së Vushtrrisë të njoftohet me aktivitetet, ...

Continue Reading →
0
Page 26 of 42 «...10202425262728...»
Creative Theme