Author Archive

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës pas njoftimit të marr për humbjen e betejës me COVID-19 të  koleges sonë, të nderuar e shumë të respektuar Infermierën Shkurte Gecaj , shpreh  ngushëllimet më të sinqerta për familjen e saj, kolegët dhe institucionin shëndetësor ku e ndjera ka vepruar dhe punuar.

Puna dhe vet sakrifica e punëtorëve shëndetësor ndër vite,e së fundmi edhe me Pandeminë COVID-19 ka dëshmuar përkushtimin maksimal të punëtorëve shëndetësor, mjekë dhe infermierë që si kur më parë të ...

Continue Reading →
0

Qeveria tenton të diskriminojë të punësuarit në institucione shëndetësore

Posted by:

Me vendim të datës 29.07.2020 Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar shtesën mbi pagë me të cilin Vendim ka diskriminuar të punësuarit në institucione shëndetësore duke bërë seleksionim të padrejtë.

FSSHK ka reaguar me kohë duke e cilësuar këtë Vendim diskriminues, demotivues për të gjithë të punësuarit në institucione shëndetësore, për shkak se vet virusi COVID-19 nuk po bën seleksionim, por, po i atakon të gjithë të punësuarit në institucione shëndetësore dhe popullatën e gjerë.

E nderuara Qeveri, situata në terren ...

Continue Reading →
0

FSSHK dhe ShSKUK diskutojnë për zbatim të vendimit të Qeverisë

Posted by:

Kryetari i Federatës Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës Dr.Blerim Syla  ka mbajtur takim pune me ushtruesin e detyrës së Drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Dr.Valbon Krasniqi.

Në takim është diskutuar  në lidhje me zbatimin  e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për pagesën shtesë prej 300 eurove për punëtorët shëndetësorë, për muajin korrik dhe gusht.

Drejtori Krasniqi ka njoftuar drejtuesit e FSSHK-së, në lidhje me hapat që ka ndërmarrë ShSKUK, për zbatim të vendimit të ...

Continue Reading →
0

Posted by:

Në përpjekjet e vazhdueshme për të drejtat e puntorëve shëndetësor, dje me datë 11.08.2020 Kryetari i FSSHK-së dr.Blerim Syla ka zhvilluar takim me ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, shkëlqesinë e tij  Zt.Jan Braathu. Gjatë takimit Kryetar i FSSHK-së Dr. Syla e informoi Ambasadorin Braathu për situatën e vështirë me të cilën përballen mjekët, infermierët dhe personeli ndihmës i Institucioneve Shëndetësore si dhe sfidat e sistemit shëndetësor në këtë kohë Pandemie. Ai nënvizoi në veçanti mungesën e stafit në Institucione shëndetësore ...

Continue Reading →
0

Komunikatë për media

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton opinionin e gjerë dhe gjithë anëtarësinë se pas komunikimit me Ministrin e Shëndetësisë Z. Armend Zemaj përgjatë takimit të zhvilluar dje me datën 10.08.2020, i cili u zotua se kërkesat e FSSHK-së do të realizohen dhe për këtë ka marr edhe mbështetjen e Kryeministrit, si dhe pas Vendimit për ndalimin e Protestës nga ana e organeve të rendit, Këshilli Organizativ i Protestës duke i respektuar zotimet e Ministrit, institucioneve shtetërore të MPB-së ...

Continue Reading →
0

Intervista e Kryetarit të FSSHK-së dr.Blerim Syla të dhëne Klan Kosova ne emisionin e Lajmeve të orës 23:50

Posted by:

me titull Syla: Nuk kërkuam shtesë, por rritje të pagave për punëtorët shëndetësorë

Kryetar i Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka folur rreth gjendjes së punëtorëve shëndetësorë në vendin tonë, respektivisht pagës së tyre dhe shtesave rreth 300 euro që ka ndarë qeveria pas pandemisë COVID-19.

“Situata për fat të keq nuk është e mirë. E kemi kaluar numrin 1000 të të infektuarve të punëtorëve shëndetësorë. Është një stërlodhje e mundim dhe situata është ...

Continue Reading →
0

Letër e hapur për Presidentin e Republikës së Kosovës

Posted by:

I nderuari Z. President,

Duke u nisur nga fakti se shëndetësia kosovare ka gjetur gjithmonë mbështetje tek Ju,bëjmë ftesë publike që të mos e nënshkruani  buxhetin e rishikuar dhe të aprovuar në Parlament, pasi që gjatë rishikimit nuk janë marr parasysh kërkesat e FSSHK-së dhe me këtë rast edhe kërkesat e të gjithë punëtorëve shëndetësor.

Bazuar në deklaratat tuaja në lidhje me mbështetjen dhe përkrahjen institucionale të punëtorëve shëndetësor kërkojmë që  urgjentisht t’ia ktheni  në rishqyrtim Parlamentit të Republikës së Kosovës Ligjin ...

Continue Reading →
0

Posted by:

 

PËR: Presidentin e Republikës së Kosovës Z.Hashim Thaçi

PËR: Kryeministrin e Republikës së Kosovës Z. Avdullah Hoti

PËR: Kryetarën e Parlamentit të Republikës së Kosovës Znj.Vjosa Osmani

NGA: Kryetari i FSSHK-së Dr. Blerim Syla

LËNDA: Kërkesë

I nderuari President i Republikës së Kosovës z. Thaçi, para disa dite vizitove punëtorët shëndetësor në QKUK-ë dhe atyre iu premtove përkrahje morale, institucionale dhe shtetërore.

E nderuara znj. Kryetare e Parlamentit Ju që punëtorët shëndetësor i quani Heronjë dhe Heroina,

I nderuari Kryeministër i Republikës së Kosovës z. ...

Continue Reading →
0
Page 15 of 23 «...101314151617...»
Creative Theme