Author Archive

Komunikatë për media

Posted by:

Njoftojmë opinionin e gjerë e sidomos punëtorët shëndetësor se ashtu siq kemi paralajmëruar është arritur marrëveshja për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor të Kosovës në Kukës.

Nesër do të vaksinohen rreth 250 punëtorët e parë ndërsa në ditët në vijim do të vazhdohet edhe me 250 të tjerë.

Delegacioni i FSSHK-së i përbërë nga Kryetari Dr. Blerim Syla dhe Dr. Islam Krasniqi në prani të Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri Zt. Nait Hasani sot kanë zhvilluar takim me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës ...

Continue Reading →
0

Intervista e Kryetarit të FSSHK-së Dr.Blerim Syla me temë Mjekët e Kosovës nuk po mund t’i marrin vaksinat në Shqipëri, shkaku i neglizhencës nga Ministria e Shëndetësisë që nuk e dërgoi listen

Posted by:

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla deklaroi se dy mjek nga Kosova të cilën shkuan sot për tu vaksinuar në Kukës, nuk u është mundësuar të vaksinohen. Ata janë kthyer mbrapsht, pasi nga atje u kanë thënë se po presin listën e mjekëve që janë në vijën e parë të frontit në luftën me coronvirusin, e cila do të duhej tu dërgohej nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.

Continue Reading →

0

Reagim nga FSSHK

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës shpreh shqetësimin e saj në lidhje me  mos reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë pas  ofertës  së  Kryeministrit të Shqipërisë Zotëri Edi Rama për vaksinim të punëtorëve shëndetësor.

Kryetari i FSSHK-së Dr. Blerim Syla për këtë qështje ka komunikuar me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri z. Nait Hasani i cili është angazhuar direkt për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor në Kukës, por, për fat të keq Ministria e Shëndetësisë së Kosovës  deri më tani ...

Continue Reading →
0

Ku dështoi Kosova në sigurimin e vaksinës?

Posted by:

Derisa vendet e rajonit kanë filluar vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19, në Kosovë ende nuk ka arritur vaksina kundër kësaj sëmundjeje që e shkakton koronavirusi.

Serbia ka nisur vaksinimin e popullatës së saj kundër koronavirusit më 24 dhjetor 2020, duke përdorur vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech. Deri më tani ky shtet ka marrë, 1.9 milion doza të vaksinave kundër COVID-19.

Në Shqipëri, po ashtu ka nisur vaksinimi më 11 janar dhe tani arritja e kontingjenteve të dozave të vaksinës së kompanisë amerikane, Pfizer, ...

Continue Reading →
0

Reagim

Posted by:

Federata e Sindikatave  të Shëndetësisë së Kosovës  shpreh shqetësimin e saj ndaj dhunës fizike e cila ka ndodhur më datë 09.02.2021 rreth orës 15:05,  në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog, ku është sulmuar fizikisht nga familjarët e pacientit mjeku XH.A.

Ngjarja ka ndodhur ditën e martë  ku mjeku i kësaj qendre Dr.Avdiaj pasi ka përfunduar orarin e punës në ora 15:00, kurse pacienti   ka ardhur pas përfundimit të orarit për të marrë shërbim në QKMF – Istog , mjekun ...

Continue Reading →
0

Komunikatë për media

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës me shqetësim është duke përcjellur tubimet publike të partive politike garuese në zgjedhjet e parakohshme të cilat nuk i përmbahen masave të përcaktuara me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e COVID-19  në territorin e Republikës së Kosovës si dhe rekomandimeve të IKSHPK-së, duke rrezikuar në masë të madhe shëndetin e popullatës në përgjithësi dhe punëtorëve shëndetësor në veqanti sepse studimet e fundit në Britaninë e Madhe kanë treguar se punëtorët shëndetësor janë 4 ...

Continue Reading →
0

Intervista e Kryetarit të FSSHK-së dr.Blerim Syla të dhënë Ekonomia Online me temë: Varianti i ri i Covid-19 më vulgar – tubimet elektorale vatra e infeksionit

Posted by:

Simptomat e varianti të ri të Covid-19 janë me vulgare, thotë Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, duke shtuar se tubimet elektorale janë vatër e infeksionit, raporton Ekonomia Online.

Tutje, Syla tha se dy anesteziologët të cilët janë ri infektuar, nuk janë në gjendje aspak të mirë.

“Po në fakt po është e vërtetë që janë shfaqur rastet e para të ri infektimit jo vetëm te punëtorët shëndetësorë por në këtë rast po flasim për punëtorët shëndetësorë. I kemi dy ...

Continue Reading →
0

Intervista e Kryetarit të FSSHK-së dr.Blerim Syla të dhënë Telegrafit me titull “Sindikata e Shëndetësisë: Kosova nuk duhet t’i pranojë 50 vaksinat anti COVID të premtuara nga Rama – ne kemi 14 mijë punëtorë shëndetësorë

Posted by:

Kryeministri i Shqipërisë së fundmi ka deklaruar se Shqipëria nuk mund të dërgojë vaksina në Kosovë siç ishte premtuar më parë për shkak të rregullave që ka vendosur Pfizer. Ndryshimi i këtij plani nga mantel bardhët në Kosovës po shihet si diçka joserioze, por Ministria e Shëndetësisë thotë se do të qëndrojnë në kontakte me homologët nga Tirana për këtë çështje.

Blerim Syla nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë thotë se kërkesa e Ramës për dërgimin e 50 mantel bardhëve në ...

Continue Reading →
0
Page 12 of 23 «...1011121314...»
Creative Theme