Author Archive

Reagim

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës shpreh zhgënjimin e thellë të saj në lidhje me Vendimin e Qeverisë të datës 21.04.2021 me nr. të prot.09/08 në lidhje me ndarjen e mjeteve shtesë për pagesën e  shtesave të sektorit të shëndetësisë për muajin Prill dhe Maj 2021.

Që në fillim me këtë Vendim është shkelur Ligji nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës neni 20 paragrafi 2 i cili përcakton se me anë të ...

Continue Reading →
0

Reagim

Posted by:

Kah po shkon ky shtet?

Deri dje u quajtëm HERONJË, sot arrestohet mjeku, gjobitet Kryesindikalisti, ku ishit ju inspektorë e policë të nderuar, kur në fushatë zgjedhore partitë politike grumbullonin militantë e simpatizantë në restorante,oda e sheshe, pa reskeptuar asnjë masë të Qeverisë,rekomandim të IKSHPK-së.

Po shihet qartë se të gjithë ju po doni të tregoheni të zellshëm dhe punëtorë para pushtetit.

Kjo është pabarazi,diskriminim, e më shumë se aq është fyerje e dinjitetit.

Keni shkuar aq larg sa të gjitha dështimet tuaja doni ...

Continue Reading →
0

Reagim

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës e indinjuar thellë pas arrestimit të mjekut  të respektuar nga Podujeva Dr. Ibrahim Hoti kërkon nga organet e rendit që ta lirojnë të njejtin nga ndalimi prej 48 orësh pas një video inqizimi të publikuar në mediume.

Është për të ardhur keq se si trajtohen në mënyrë më të keqe të mundshme mantelbardhët, të cilët tashmë janë të stërlodhur.

FSSHK kërkon lirimin e menjëhershëm dhe ndjekjen e procedurave për zbardhjen e ngjarjes.

Po ju rikujtojmë se ...

Continue Reading →
0

Njoftim për opinionin e gjerë

Posted by:

Njoftojmë qytetarët e Republikës së Kosovës se para disa ditëve Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës i është adresuar sindikatave si motra në Europë-Europian Public Service Union(EPSU) në lidhje me situatën epidemiologjike shkaktuar nga Pandemia COVID-19, situatën ekonomike të vështirë dhe procesin e sigurimit të vaksinave anti COVID-19.

FSSHK ka shprehur shqetesimin e vet në lidhje me qasjen e BE-së në relacion me Kosovën sa i përket Pandemisë COVID-19 e me theks të veqantë furnizimin e vonshëm me vaksina nga ...

Continue Reading →
0

Komunikatë për media

Posted by:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përshëndet fillimin e vaksinimit kundër COVID-19 në Republikën e Kosovës të siguruar përmes mekanizimit COVAX i OBSH-së përmes UNICEF programi për Kosovë.

Fillimisht më lejoni të falenderojë Kryeministrin e Shqipërisë Z. Edi Rama për vaksinimin e 500 punonjësve shëndetësor gjë e cila hapi një kapitull të rëndësishëm drejt luftës me Pandminë COVID-19.

Duke qenë vigjilente në përcjelljen e situatës dhe kërkesës që vaksinimi të bëhet në mënyrë sa më masovike, FSSHK, kërkon nga Kryeministri i ...

Continue Reading →
0

Edhe 208 mjekë dhe infermierë të Kosovës vaksinohen në Kukës

Posted by:

Të shtunën në mëngjes në qytetin e Kukësit ka nisur vaksinimi i 208 mjekëve dhe infermierëve nga Kosova.

Kryetari i Federatës të Sindikatave të Shëndetësisë të Kosovës, Blerim Syla, deklaroi se me këtë kontigjent përmbyllim vaksinimin e 500 mjekëve dhe punonjësve shëndetësorë të Kosovës, ndërsa ka falënderuar qeverinë dhe punonjësit shëndetësorë të Kukësit për organizimin dhe zhvillimin normal të proçesit të vaksinimit që sipas tij deri më tani ka vijuar normalisht, ndërsa bluzat e bardha që u vaksinuan javën e kaluar ...

Continue Reading →
0

Vaksinimi i mjekëve nga Kosova në Kukës, ka kërkesa të mëdha

Posted by:

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), Blerim Syla, e ka mirëpritur vendimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për vaksinimin e 11 mijë punonjësve shëndetësorë nga Kosova, kundër Covidit-19.

Syla në la në një prononcim për IndeksOnlinen ka thënë se “ky me të vërtetë është një akt vëllazëror”.

Kreu i Sindikatës tha se me kontingjentin prej 11 mijë vaksinave do të arrijnë të vaksinohen të gjithë punëtorët shëndetësorë kosovarë.

“Ky është një akt me të vërtetë vëllazërorë. Ne na mbetet ...

Continue Reading →
0
Page 11 of 23 «...910111213...»
Creative Theme