Lajme dhe Ngjarje

Marrëveshjet e arritura mes FSSHK-së dhe subjekteve afaristë janë :

Posted by:

Në  bazë të Ligjit 04/L-011 mbi organizimin sindikal në Kosovë  në Neni 9 paragrafin 4, “anëtarit të sindikatës i jepet kartela e anëtarësisë si dëshmi për anëtarësim”.FSSHK- ja e  përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në kuadër të projektit  ” Përkrahin partnerët social” i financuar nga Bashkimi Evropian  i ka pajisë të gjithë anëtarët e saj me kartela.

Te gjithë anëtarët e FSSHK-së të cilët janë pajisur me kartela të anëtarësisë do të gëzojnë të gjitha benifecionet  të cilat do të jenë rezultat i marrëveshjeve të lidhura në mesë FSSHK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë si dhe marrëveshjet e tjera  me subjekte afaristë me qëllim të ngritjes së mirëqenës sociale të anëtarëve të FSSHK-së.

Marrëveshjet e arritura mes FSSHK-së dhe subjekteve afaristë janë :

Te gjithë anëtarët e FSSHK-së të cilët janë pajisur me kartela të anëtarësisë do të gëzojnë të gjitha benifecionet  të cilat do të jenë rezultat i marrëveshjeve të lidhura në mesë FSSHK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë si dhe marrëveshjet e tjera  me subjekte afaristë me qëllim të ngritjes së mirëqenës sociale të anëtarëve të FSSHK-së.

Marrëveshjet e arritura mes FSSHK-së dhe subjekteve afaristë janë :

 

  1. Ndërmarrja JORA CENTER me seli ne Llapushnik, Gllogoc ofron të gjithë sindikalistët të cilët posedojnë kartelë identifikuese të FSSHK-së të kenë zbritje për 3 % për gjërat ushqimore dhe 7 % në pajisje të teknikës së bardhë dhe tekstil. Punëtorët shëndetësor anëtarë të FSSHK-së me rastin e pagesës të arka duhet të identifikohen me ID kartel e tyre të FSSHK-së dhe me letërnjoftim.

 

  1. ALBI SHOPPINGp.k. në Prishtinë për të gjithë sindikalistët të cilët posedojnë kartelë identifikuese të FSSHK-së do të kenë zbritje prej 4 % për gjërat ushqimore. Zbritja e çmimit prej 4 % do të llogaritet gjatë pagesës totale ne arkë.

 

  1. Kompania ELKOS p.k u’a mundëson të gjithë atyre të cilët posedojnë kartelën identifikues të FSSHK-së , blerjen me zbritje prej 2 % në të gjitha artikujt në Qendrat Tregtare  ETC , përjashtim bëjnë artikujt në zbritje.

 

  1. EURO GOMA p.k. për të gjithë anëtarët e FSSHK-së ofron 25 % zbritje në të gjitha produktet. Zbritja e çmimit prej 25 % do të llogaritet gjatë pagesës total në arkë.

 

  1. PETROL COMPANY “ Sh.p.k. për të gjithë anëtarët e FSSHK-së ofron zbritje prej 03 cent në litër për derivatet të naftës dhe produkteve te saj.  Në cilëndo pikë shitëse poseduesi i ID  të Petrol Companis dhe me kartelë të FSSHK-së  do t’a mundësohet  zbritje ne lartësi prej 0.03 cent.

 

  1. Agjencia turistike “EUROKOHA”në Prishtinë të gjithë sindikalistët të cilët posedojnë kartelë identifikuese të FSSHK-së do të kenë zbritje për 10 % për biletë avioni një drejtimshe, dhe 15 % për biletë avioni kthyese .Zbritja e çmimit prej 10% dhe 15% do të llogaritet gjatë pagesës total duke mos përfshirë taksat e aeroportit.

 

  1. AGIMI CENTERp.k. nga Gjilani të gjithë sindikalistët të cilët posedojnë kartelë identifikuese të FSSHK-së do të kenë zbritje për 2 % për gjërat ushqimore dhe zbritje do të bëhet në arkë.

 

  1. Gazeta ZËRI p.k. me seli në Prishtinë të gjithë sindikalistët të cilët posedojnë kartelë identifikuese të FSSHK-së do të kenë zbritje prej 20 % për të gjitha shërbimet. Zbritje e çmimit prej 20 % do të llogaritet gjatë pagesës totale.

 

  1. Salloni i mobilieve “SHTËPIA E RE“ në Fushë Kosovë të gjithë sindikalistët të cilët posedojnë kartelë identifikuese të FSSHK-së do të kenë zbritje prej 10 % për të gjitha mobilet. Zbritja e çmimit prej 10 % do të llogaritet gjatë pagesës totale.

 

  1. ABI CENTERp.k. në Prizren ofron për të gjithë sindikalistët të cilët posedojnë kartelë identifikuese të FSSHK-së do të kenë zbritje prej 3 % për gjërat ushqimore dhe  3 % në shërbimet e Restorantit,  6 % në pajisje të teknikës së bardhë, 6 % në tekstil.  Si dhe zbritje për mysafir në “Hotel Abi” ndërsa sallat për konferenca mund ti shfrytëzojmë pa pagesë. Zbritja e çmimit për të gjitha sektorët do të llogaritet gjatë pagesës totale në arkë.

 

  1. Ndërmarrja T.P. MEKA me seli ne Dragash të gjithë sindikalistët të cilët posedojnë kartelë identifikuese të FSSHK-së do të kenë zbritje për 3 % për gjëra ushqimore si dhe 7 % në pajisje të teknikës së bardhë dhe tekstil. Punëtorët shëndetësor anëtarë të FSSHK-së me rastin e pagesës të arka duhet të identifikohen me ID kartën e tyre prej anëtarësisë të Federatës dhe me letërnjoftim.

 

  1. Kompania PAJTIMI CENTER në Malishevë të gjithë sindikalistët shëndetësor që posedojnë kartelë identifikuese të FSSHK-së do të kenë zbritje për 3 % për gjëra ushqimore si dhe 5 % në pajisje të teknikës së bardhë dhe produktet në tekstil.

 

  1. T. “EGNATIA” nga Kmetovc, Gjilan të gjithë sindikalistët të cilët posedojnë kartelë identifikuese të FSSHK-së do të kenë zbritje për 50 % në biletë të autobusit për çdo udhëtim- transport nga një vend në një vend tjetër.

 

  1. HIB PETROLp.k në Ferizaj ,për të gjithë anëtarët e FSSHK-së ofron zbritje 2.5 cent në litër për derivatet të naftës dhe produkteve te saj.

 

  1. Kompania AL –PETROL me selinë në Vragoli, Fushë Kosovës ka ofruar  anëtarët të  FSSHK-së në të gjitha produktet e derivateve ulje të çmimit për 3 cent në litër, gjithashtu ka ofruar zbritje edhe për produktet e vajrave, antifrizit dhe ujit për xhama me ulje prej 12 % në rasti ne pagesës pran arkës, në të gjitha pikat shitëse në Kosovë.

 

  1. Agjencia turistike “SHARR TRAVEL” në Prishtinë , të gjithë sindikalistëve që posedojnë kartel identifikues të FSSHK-së do të kenë zbritje prej 15 % për biletë autobusi një drejtimshe apo kthyese. Zbritja e çmimit prej 15 % do të llogaritet gjatë pagesës total te arka duke identifikuar me ID kartelën të FSSHK-së dhe letërnjoftimin.

 

  1. Butiku “IMPERIAL” në Gjakovë e cila ofron veshmbathje (tekstil) për  femra  ofron për të gjithë sindikalistët që posedojnë kartel identifikues të FSSHK-së zbritje prej 10 %  në të gjitha produktet, kjo zbritje vlen duke marrë parasysh edhe produktet të cilat janë në zbritje nga vet pronari.

 

  1. Qendra për mjekësi fizikale dhe rehabilitim “Nëna Naile”p.k Kllokot , ka pranuar t’ua afroj mundësinë anëtarëve të FSSHK-së çmimi për shërbimet 18 Euro për person për një natë gjatë vitit kalendarik. Ndërsa për familjarët (baba, nëna, bashkëshorti/ja, fëmijët) e anëtareve të Federatës çmimi do të jetë 19 Euro gjatë tërë viti kalendarik. Në këtë çmim janë të përfshirë të gjitha shërbimet standarde të Qendrës duke filluar nga kontroll fillestare mjekësore, ushtrimi i terapive të caktuar nga mjeku, ushqimi dhe fjetja.

 

  1. ALDEX Qeramika sh.p.k të gjithë sindikalistëve që posedojnë kartel identifikues të FSSHK-së do të kenë zbritje prej 20 % për të gjitha produktet. Zbritja e çmimit prej 20 % do të llogaritet gjatë pagesës total te arka duke identifikuar me ID kartelën të FSSHK-së dhe letërnjoftimin.

 

  1. AKTIV p.k. Drenas të gjithë sindikalistëve që posedojnë kartel identifikues të FSSHK-së do të kenë zbritje prej 5 % nga gama e produkteve që i posedon kjo kompani nepër Kosovës sikursë është (Hyundai Electronics) me perjashtim te materialit ndërtimor të cilët do të kenë zbritje 2 %. Zbritja e çmimit do të llogaritet gjatë pagesës total te arka duke identifikuar me ID kartelën të FSSHK-së dhe letërnjoftimin.

 

  1. Lega p.k Prishtinë të gjithë sindikalistëve që posedojnë kartel identifikues të FSSHK-së do të kenë zbritje e çmimit të objektit pa leje nga 5-10 % si dhe ofron plotësimin e dokumentet për legalizimin e objekteve në të gjithë Kosovën zbritja ofrohet në këto shërbime: incizimin gjeodezik, planin e situacionit, planin e parcelës, planin për mbrojtje nga zjarri, baza e themeleve, kateve dhe kulmit, dukjet duke përfshirë edhe ndërtesat fqinjë , prerjet bazatdhe prerjet e konstrukcionit, projektin e instalimeve të ujit, projektin e instalimeve të rrymës, proketin e instalimeve mekanike dhe fotografitë e objektit.

 

  1. Ordinanca Erlindi – Dentp.k. në Gjilan të gjithë sindikalistëve që posedojnë kartel identifikues të FSSHK-së do të kenë zbritje prej 15 % në blerjën e shërbimeve dentare të ofruara nga Ordinanca Erdi Dent. Zbritja e çmimit do të llogaritet gjatë pagesës total te arka duke identifikuar me ID kartelën të FSSHK-së dhe letërnjoftimin.

 

  1. Hotel Selmani në Velipojë të gjithë sindikalistëve që posedojnë kartel identifikues të FSSHK-së do të kenë zbritje prej 20 % në shërbimet për akomodim. Zbritja e çmimit do të llogaritet gjatë pagesës total te arka duke identifikuar me ID kartelën të FSSHK-së dhe letërnjoftimin.

 

  1. Hotel Kapri në Mal të Robit të gjithë sindikalistëve që posedojnë kartel identifikues të FSSHK-së do të kenë zbritje prej 20 % në  shërbimet për akomodim, çmimet të rregullta për periudhën Korrik -Gushtë dhoma dopio 30Euro, dhoma familjare 35 Euro dhe periudha tjera 25 Euro, në çmim nuk është përfshir ushqimi ndërsa rezervimet duhet të bëhen 24h paraprakisht. Zbritja e çmimit do të llogaritet gjatë pagesës total te arka duke identifikuar me ID kartelën të FSSHK-së dhe letërnjoftimin.

 

  1. Qendra Diagnostike Laboratorike- Prolab Prishtinë e cila ofron shërbime të testeve dhe analizave të gjithë sindikalistëve që posedojnë kartel identifikues të FSSHK-së do të kenë zbritje prej 25% në  testet që punohen në Prolab dhe 15 % për teste specifike që dërgohen në Cerba Paris.

 

  1. IPKO Telecommunications sh.p.k në Prishtinë, Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ju ofroj 10.045 SIM kartele të Ipko’s pa pagesë, ku do të ju mundësoj anëtarëve të FSSHK-së të paisën me SIM kartele të Ipkos për të biseduar pa pages në rrethë,  30 minuta kombetare per muaj për 0.00 Euro, 100 mb 3G -4G Internet për tre muaj me 0.00 euro, ndërsa të gjitha çmimet për  shërbimet e tjera do të jenë sipas çmimeve zyrtare të Ipko’s.

 

 

  1. Hotel Gorenje të gjithë sindikalistëve që posedojnë kartel identifikues të FSSHK-së do të kenë zbritje prej 10 % në  shërbimet e akomodim në hotel, ndërsa për Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ofron sallat e konferencave pa pagesë në qoftëse shërbehet dreka ose darka. Zbritja e çmimit do të llogaritet gjatë pagesës total te arka duke identifikuar me ID kartelën të FSSHK-së dhe letërnjoftimin.

 

 

Marrëveshjet e arritura mes FSSHK-së dhe subjekteve afariste

Me respekt,

Zyra Qendrore e FSSHK-se

Adresa: Rr.Mustaf Kruja Z4-S3, Kati-5 Nr.17 10 030 Prishtine, Republika e Kosovës

Kontakt:

Tel. +381 (0) 38 726 246

+377 (0) 45 588 902

e-mail: info@fsshk.eu

Ueb faqe: www.fsshk.eu

 

 

 

 

 

 

 

 

0
Creative Theme